image Një vit nga pushtimi rus, kulla Eiffel ndizet me ngjyrat e flamurit ukrainas

Evropë

Një vit nga pushtimi rus, kulla Eiffel ndizet me ngjyrat e flamurit ukrainas

news image

Kulla Eifel është ndriçuar sonte me ngjyrat e flamurit ukrainas, për përvjetorin e pushtimit rus në Ukrainë.

“Qëllimi është të konfirmohet mbështetja e palëkundur e kryeqytetit francez për popullin ukrainas dhe gatishmëria e tij për të kontribuar në rindërtimin e vendit”, tha një zëdhënës i autoritetit komunal të Parisit.

Monumenti ikonë i Parisit do të qëndrojë i ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Ukrainës deri të dielën.

Në Britani, qindra londinez u mblodhën në sheshin Trafalgar për të treguar solidaritet me popullin ukrainas. Ndër personazhet e famshëm që do të japin mesazhe kundër luftës janë aktorja angleze Helen Mirren dhe këngëtarja ukrainase Jamala, fituese e Eurovision Song Contest 2016.

/GazetaSinjali/