image Një vit më parë, tentoi të vrasë me armë një person - kapet shqiptari në Itali

Shqipëri

Një vit më parë, tentoi të vrasë me armë një person – kapet shqiptari në Itali

news image

Një 26-vjeçar nga Shqipëria, i cili akuzohet se kishte tentuar të vriste me armë zjarri një shtetas në Velipojë, është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar që prej një viti, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Shtetit bëri të ditur se, në kuadër të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, është lokalizuar dhe arrestuar në Itali shtetasi K. L., 26 vjeç.

Ky shtetas akuzohet se në fshatin Malikolaj të Velipojës ka tentuar të ekzekutojë me armë zjarri shtetasin E. P., 27 vjeç, për motive të dobëta.

Për këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërkohë, pritet që Interpol Tirana dhe Interpol Roma të vijojnë me procedurat e nevojshme për ekstradimin e 26-vjeçarit drejt Shqipërisë, ku do të përballet me drejtësinë.

/GazetaSinjali/