Konsumi i moderuar i një vezë në ditë nuk shoqërohet me rrezik kardiovaskular, sipas Jean-Philippe Drouin-Chartier, epidemiolog i Shkollës prestigjioze të Shëndetit Publik ”Harvard T H Chan”, në Boston.
Në të kaluarën, vezët kanë qenë të dyshuara se mund të dëmtonin shëndetin e njeriut për shkak të përmbajtjes së tyre të kolesterolit, në veçanti rrezikun kardiovaskular.
Puna e epidemiologëve ka qenë e dyfishtë: para së gjithash ata kanë monitoruar 215 mijë individë të të dy gjinive, duke monitoruar shëndetin e tyre për 34 vjet. Duke i grupuar ato sipas konsumit të vezëve, ekspertët kanë treguar që ngrënia deri në një në ditë nuk përbën rrezik kardiovaskular.
Në një moment të dytë, ekspertët rishikuan të dhënat e shumë studimeve të botuara në botë mbi vezët, duke përfshirë një total prej një milion e 700 mijë individësh dhe konfirmuan që konsumi i vezëve, deri në një në ditë nuk ka efekte negative në shëndetin e zemrës.
Ekspertët gjithashtu panë që për secilën vezë të zëvendësuar nga një copë mish, rreziku kardiovaskular rritej me 10-15%, si dhe nëse veza zëvendësohej nga qumështi, rreziku rritej me 11%.