Një vajzë është goditur nga vetura në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë, ku si pasojë ka marrë lëndime turpore.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se këmbësorja e goditur është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 20:00, në rrugën Dëshmoret e Kombit në Prishtinë, është goditur një këmbësor nga një automjet në lëvizje. Automjeti që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit , lëndime trupore ka pësuar këmbësorja( femër) e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.