image Një vajzë bie në lumin Bistrica në Pejë, përfundon në spital

Siguri

Një vajzë bie në lumin Bistrica në Pejë, përfundon në spital

news image

Një vajzë ka rënë në lumin Bistrica në Pejë, sot rreth orës 11:00 e cila më pas është nxjerrë nga qytetarët dhe është dërguar në spital për trajtim, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka thënë se vajza është jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 11:00 Policia është njoftuar se tek ish-tregu i gjelbërt një vajzë ka rënë në lum. Personi në fjalë është nxjerrë nga qytetarët dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, por është jashtë rrezikut për jetën. Njësitet policore po merren me rastin dhe ndodhin në vendin e ngjarjes, në spital për të kuptuar se si ka ardhur deri te kjo”, tha ai.

/GazetaSinjali/