image Një tjetër mëngjes i trishtë për Luizin, përlotet sërish i vetëm në oborr

Bota e Yjeve

Një tjetër mëngjes i trishtë për Luizin, përlotet sërish i vetëm në oborr

news image

Ditët e fundit kanë qenë shumë emocionale për Luiz Ejllin. Thuajse çdo mëngjes ai e nis i përlotur, i vetëm dhe i heshtur në oborr pasi zgjohet i pari.

Mendimi i parë që mund të vijë për shkakun e gjendjes së tij këtë mëngjes, lidhet me rrezikun për eliminimin e Kiara Titos nga “Big Brother VIP2”.

Këngëtari i dashur për publikun ka deklaruar shpesh se nuk do t’i rrëfejë emocionet dhe jetën personale dhe ai nuk është shprehur se çfarë e mundon. Gjithsesi, në një bisedë me Valbonën pak ditë më parë tha se e ka marrë malli për të ëmën, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/GazetaSinjali/