image Një tërmet i fuqishëm e godet Indonezinë

Botë

Botë/ Një tërmet i fuqishëm e godet Indonezinë

news image

Një tërmet i fuqishëm ka goditur të mërkurën Indonezinë, duke shkaktuar panik te banorët e ishullit.

Sipas EMSC, tërmeti ka qenë i magnitudës 6,9 dhe e ka pasur epiqendrën në Detin Banda. Deri tani nuk ka raportime për viktima.

Banorët kanë dalë të tmerruar nga shtëpitë. Fatmirësisht, tërmeti nuk ishte aq i fuqishëm sa për të shkaktuar një tsunami në Oqeanin Indian.

Indonezia ndodhet në atë që quhet “Rrethi i zjarrtë”, duke u goditur shpesh nga tërmete, shpërthime vullkani dhe tsunami. /Gazeta Sinjali/