Të habitur nga zbulimi, ekipi i kontrollit të roverit kinez “Iutu-2” thirri ekspertët dhe shtyu kërkimin e planifikuar, për një ekzaminim më të detajuar të një materiali të çuditshëm, njoftojnë mediat britanike.
Sonda Chang’e-4, e nisur më 7 dhjetor 2018, ka qenë në hemisferën jugore që nga 3 janari 2019.
Në mes të një misioni shkencor të vazhdueshëm, roveri Iutu-2 ka zbuluar një material të çuditshëm në Hënë.
Sipas Daily Express, një nga shkencëtarët kinezë vuri re fotografi të pazakonta të bëra me kamerën kryesore të roverit, duke treguar një krater të vogël, i mbushur pjesërisht me një substancë të pashpjegueshme – ngjyra dhe shkëlqimi raportohet se janë të ndryshme nga mjedisi rrethues.
Anija kozmike kineze iu afrua me kujdes materies së çuditshme në krater, duke ekzaminuar zonën me një spektrometër infra të kuqe.
Deri më tani, natyra dhe origjina e kësaj substance nuk janë shpjeguar nga shkencëtarët kinezë.
Zbulimi, megjithatë, mund të ketë lidhje me xhamin e shkrirë të krijuar nga meteoritë që godasin sipërfaqen e Hënës, sipas Daily Express, duke cituar shkencëtarët.
Matjet dhe eksperimentet e planifikuara të mëtejshme të kryera nga shkencëtarët kinezë që përdorin Iutu-2, ka të ngjarë të japin përgjigje në lidhje me çështjen misterioze në anën e errët të Hënës,