image Një spital në Berlin futet në karantinë, shkak varianti i ri i koronavirusit

Evropë

Një spital në Berlin futet në karantinë, shkak varianti i ri i koronavirusit

news image

Autoritetet shëndetësore në Gjermani kanë futur në karantinë një spital në Berlin, për shkak se 20 pacientë dhe personeli mjekësor janë prekur me variantin e ri të koronavirusit, transmeton Gazeta Sinjali.

Varianti i ri është zbuluar në Britani të Madhe dhe shpejt po përhapet në botë.

“Numri i të prekurve në spitalin “Humbolt” në Berlin me variantin B117 shpejt pritet të rritet”, tha zëdhënësja e spitalit për agjencinë ‘Reuters’.

Vendimi për të futur në karantinë spitalin do të thotë se nuk do të pranohen pacientë të ri, e as nuk do të lirohen ata që janë pa u shëruar.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, të enjten ftoi gjermanët të ndalojnë së ankuari për procesin e ngadalshëm të vaksinimit dhe mbrojti vendimin për vazhdim të bllokadës, si domosdoshmëri për ndalim të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit.

/Gazeta Sinjali/