image Një shqiptar mes grupit të inspektorëve të OKB në centralin bërthamor më të madh në Europë

Botë

Një shqiptar mes grupit të inspektorëve të OKB në centralin bërthamor më të madh në Europë

news image

Agjencia Bërthamore e Rusisë njoftoi se në centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë gjenden 5 inspektorë nga Agjencia Bërthamore Botërore, mes të cilëve edhe një shqiptar.

Grupi i dërguar nga OKB është i përbërë nga inspektori shqiptar, një spanjoll, lituanez, jordanez dhe rumun.

Inspektorët e mbetur ishin pjesë e grupit më të madh, të cilët u shoqëruan në strukturë nga ushtarët rusë, pas një udhëtimi të rrezikshëm, i shtyrë nga bombardimet.

Pas inspektimit, ata thanë se integriteti fizik i centralit është shkelur disa herë.

“Nuk do të shkojmë askund. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore është këtu tani dhe do të qëndrojë. Është e qartë se centrali dhe integriteti fizik i tij është shkelur disa herë; pa dashje apo qëllimisht nuk e përcaktojmë dot ende”, tha kreu i IAEA Rafaele Grossi.

/GazetaSinjali/