image Një satelit i NASA-s do të “bjerë” sot në Tokë

Kuriozitete

Një satelit i NASA-s do të “bjerë” sot në Tokë

news image

Ekspertët thonë se këtë të mërkurë pritet që një satelit i vjetër i NASA-s pritet të bjerë në Tokë dhe shanset që ai të përbëjë një rrezik janë të pakta.

Sipas NASA-s dhe Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, pjesët e anijes kozmike të çmontuar, e njohur si Rhessi, do të bjerë në atmosferë.

Në mënyrë të veçantë, NASA ka thënë se vendndodhja e rihyrjes së anijes nuk po zbulohet, duke pasur parasysh pasigurinë e vazhdueshme se kur dhe ku mund të rrëzohet.

Pjesa më e madhe e satelitit 300 kg pritet të digjet ndërsa hyn në atmosferën e sipërme, por disa pjesë mund të bien në Tokë.

Agjencia hapësinore tha në një deklaratë se rreziku që dikush të lëndohet nga pjesët e satelitit që bien në Tokë është “i ulët”, rreth një në 2,467 mundësi.

Anija kozmike Rhessi, shkurtim për Reuven Ramaty High Energy Solar Spectroscopic Imager u nis në vitin 2002 për të studiuar diellin.

Përpara se të ndalohej në vitin 2018 për shkak të problemeve të komunikimit, sateliti vëzhgoi ndezje diellore si dhe nxjerrje masive koronale nga dielli./abcnews.al

/GazetaSinjali/