image Një rast pozitiv me COVID-19 në shkollën "Ismail Qemali", izolohen nxënësit e një klase

Shëndetësi

Një rast pozitiv me COVID-19 në shkollën “Ismail Qemali”, izolohen nxënësit e një klase

news image

Në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë është konfirmuar një rast me COVID19. Për këtë shkak është bërë testimi i komplet një klase së bashku me mësimdhënësit.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e kësaj shkolle, klasa janë dërguar në shtëpi për izolim deri në dalje të rezultateve nga IKSHPK-ja.

“Pas konfirmimit të një rasti me COVID -19, sot më datë 5 tetor 2020, nga IKSHPK-ja, është bërë testimi i komplet klasës bashkë me mësimdhënësit.
Gjithashtu është bërë edhe dezinfektimi i hapësirave brenda shkollës.
Klasa janë dërguar në shtëpi në izolim deri në daljen e rezultateve nga IKSHPK-ja.
Me shpresën që do të marrim rezultate negativ për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, Ne ju urojmë një javë të mbarë dhe shumë shëndet për të gjithë.
Me respekt drejtoria e shkollës”, përfundon njoftimi i kësaj shkolle./ Gazeta Sinjali/