image Një punëtore bën kallëzim penal ndaj shtatë zyrtarëve të Ministrisë së Punës

Sociale

Një punëtore bën kallëzim penal ndaj shtatë zyrtarëve të Ministrisë së Punës

news image

Punëtorja në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Njomza Ibishi-Zogaj, sot ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ndaj shtatë zyrtarëve të kësaj ministrie.

Ibishi – Zogaj thotë se kolegët e saj e kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtarë, me ç’rast i kanë shkelur të drejtat e saja themelore të punës.

Ajo thotë se ballafaqimi i saj ligjor me zyrtarët e kësaj ministrie ka filluar disa vite më parë.

Të bashkangjitur po ju dërgoj Kallëzimin Penal të dorëzuar sot nga unë (Njomza Ibishi Zogaj, punëtore në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale) në Prokurorinë Themelore të Prishtinës / Departamenti i Përgjithshëm. Ky kallëzim Penal është ushtruar ndaj 7 zyrtarëve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, të cilët varësisht nga pozitat e tyre Udhëheqëse dhe pozita të thjeshta zyrtare kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtarë, me ç’rast mi kanë shkelur të drejtat e mija themelore të punës. Ballafaqimi im ligjor me të lartpërmendurit ka filluar vite më parë, ku varësisht nga interesi dhe këndvështrimi i juaj në rast se është apo jo me interes publik, kërkoj nga ju edhe ta publikoni”, thuhet në reagimin e saj.

Kallëzimi penal është ngritur kundër: Musa Demiri, Jehona Bunjaku-Arifi, Kaltrina Cakolli, Ismail Gashi, Feim Osmani, Adem Bajgora, Ferinaze Isufi. /GazetaSinjali/