Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara është deklaruar rreth operimeve të sotme në këtë aeroport pas protestës së punëtorëve. Ajo ka akuzuar një punëtor për pengim të punës së operimit.
“Perkunder greves, sot, fluturimet ishin duke u operuar normalisht POR duke pare kete mbarevajtje te fluturimeve dikush nga punonjesit ilegalisht ka shtypur butonin emergjent te shiritit te valixheve dhe ne kete menyre ka penguar operimet”, ka shkruar Gara në facebook.
Ajo ka thënë se Menaxhmenti është i hapur për bisedime me sindikalistët por sipas saj ata nuk kanë pranuar të flasin me personin e caktuar për këto negociata nga marrëdhënia e punës.
“Poashtu duke iu pergjigjur kerkesave te sindikates edhe pse me shkrim i kemi njoftuar per secilen vec e vec, ne perseri ju njoftojme se sa i perket kerkeses se dialogut me menaxhment qysh nga filimi kemi caktuar Menaxherin e Larte te Burimeve Njerezore per komunikim me sindikate mirepo keta te fuindit vazhdojne ta injorojne poziten e tij dhe hezitojne te takohen me te duke e quajtur ate si ulje te nivelit te bisedimeve.”,ka shkruar zëdhënësja e aeroportit.
Punëtorët e Aeroportit të Prishtinës kanë protestuar sërish sot për përmirësimin e kushteve të punës. /Siinjali?