image Një punëtor rrëzohet nga ndërtesa, kjo është gjendja e tij

Një punëtor rrëzohet nga ndërtesa, kjo është gjendja e tij

news image

Ka rënë nga ndërtesa një punëtor, i cili ishte duke punuar në ndërtimin e një çerdheje në rrugën “Afrim Loxha”, në Prishtinë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur faqja “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social, Facebook.

Në këtë postim thuhet se banorët e kësaj zone janë tronditur nga britmat, të cilat punëtori i ka lëshuar gjatë rrëzimit.

Edhe nje viktime ne ndërtimtari në Rrugen 'Afrim Loxha'-gjatë punēs në ndertimin e një qerdheje, ky punētor ēshtë nē…

Posted by Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë on Tuesday, August 6, 2019

Sinjali ka kontaktuar me mjeken kujdestare në QKUK, Nerxhivane Kadriu, e cila ka konfirmuar rastin.

Kadriu ka thënë se punëtori është jashtë rrezikut për jetë. Ai ka pësuar lëndime në këmbë dhe gjoks.

Ndërsa, Policia e Kosovës për Sinjalin ka thënë se nuk ka marrë informacione për këtë incident dhe sapo të kenë informacione do të dalin me një njoftim për media./Sinjali/