Ka rënë nga ndërtesa një punëtor, i cili ishte duke punuar në ndërtimin e një çerdheje në rrugën “Afrim Loxha”, në Prishtinë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur faqja “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social, Facebook.
Në këtë postim thuhet se banorët e kësaj zone janë tronditur nga britmat, të cilat punëtori i ka lëshuar gjatë rrëzimit.
Sinjali ka kontaktuar me mjeken kujdestare në QKUK, Nerxhivane Kadriu, e cila ka konfirmuar rastin.
Kadriu ka thënë se punëtori është jashtë rrezikut për jetë. Ai ka pësuar lëndime në këmbë dhe gjoks.
Ndërsa, Policia e Kosovës për Sinjalin ka thënë se nuk ka marrë informacione për këtë incident dhe sapo të kenë informacione do të dalin me një njoftim për media./Sinjali/