image Një punëtor humb jetën në vendin e punës në Skenderaj, kompania flet për Sinjalin: Ka pas sulm kardiak, s'është rrëzuar nga skelet

Siguri

Një punëtor humb jetën në vendin e punës në Skenderaj, kompania flet për Sinjalin: Ka pas sulm kardiak, s’është rrëzuar nga skelet

news image

Një person ka ndërruar jetë sot gjatë kohës sa ishte duke punuar në një objekt banesor në Skenderaj.

Bëhet fjalë për një punëtor të kompanisë “Rroni-t Group”, i cili humbi jetën në vendin e punës.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar pronari i kompanisë “Rroni-t Group”, Armend Tahiri, i cili tha se viktima nuk ka rënë as nga skelet e as nga shkallët, por ka ndërruar jetë aty ku ka qenë, brenda një ballkoni.

Sipas Tahirit, viktima ka pasur telashe shëndetësore edhe mëherët, madje sipas tij, dy muaj mëherët nuk ka qenë në punë fare.

“Punëtor i nënkontraktuar, ka pasur problem edhe më herët me zemër. “, tha ai.

“Ku ka qenë duke punuar vetëm është ulur dhe ka vdek, nuk është rënë nga skelet, sa nga shkallët. “, tha tutje ai për Sinjalin.

Tahiri, tutje tha se vet e ka raportuar rastin në Polici, në Inspektorat dhe emergjencë. Megjithatë rasti, dhe detajet nuk janë konfirmuar nga këto institucione.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/