Një punëtor ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, raporton një sinjalizues i Gazetës Sinjali.
Sinjalizuesi njofton se punëtori ka rënë nga ndërtesa që njihet si “40 katëshe”, e cila është në ndërtim e sipër.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës.
“Sot, më 05.09.2020, rreth orës 10:30, policia është njoftuar për një rast në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë. Bëhet fjalë për një lëndim të një punëtori në punë. Njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje, po ashtu një njësi ka shkuar në QKUK për të marrë informata për gjendjen shëndetësore të të lënduarit”, tha Krasniqi për Gazetën Sinjali.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast. /Gazeta Sinjali/