image Një pjesë e lagjes "Bajram Curri" në Prizren mbeti 27 orë pa rrymë

Sinjalizime

Një pjesë e lagjes “Bajram Curri” në Prizren mbeti 27 orë pa rrymë

news image

Banorët e rrugëve “William Walker”, “Fatmir Berisha” dhe “Ilmi Shala”, në lagjen “Bajram Curri”, në Prizren, mbetën pa energji elektrike për 27 orë, raporton Gazeta Sinjali.

Një banor i kësaj lagjeje tha për Gazetën Sinjali se ata nuk kishin rrymë nga ora 16:00 e ditës së djeshme deri sonte në orën 19:15.

Tani, pas 27 orëve atyre u është rikthyer furnizimi me rrymë, por ai thotë se energji elektrike ka vetëm në një linjë.

Në një komunikatë të lëshuar sot për media, KEDS njoftoi se arsyeja që pengon kyçjen me kohë të grupeve të caktuara, janë ngarkesat e mëdha që po shfaqen në dalje gjatë këtij procesi.

Për të eliminuar këtë dukuri, Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), kërkoi bashkëpunim nga të gjithë.

“Konsumatorët të cilët janë pa energji elektrike, sipas planit të kufizimeve duhet që pajisjet elektrike mundësisht t’i kenë të shkyçura apo të larguara nga priza, në mënyrë që procesi i rikyçjes të secilës dalje të realizohet në mënyrë të suksesshme”, thuhet në komunikatën e kësaj kompanie./GazetaSinjali/