image Një person vdes në një aksident mes dy veturash në Vranidoll të Prishtinës

Siguri

Një person vdes në një aksident mes dy veturash në Vranidoll të Prishtinës

news image

Një person ka ndërruar jetë sot rreth orës 12:00 në një aksident mes dy veturash në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policvisë së Kosoëvs për Prishtinën, Enis Pllana.

Sipas tij, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Vranidoll të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes”, ka thënë Pllana.

Tutje ai tha se njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/