Para pak minutave, një person ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga objekti i Komunës së Mitrovicës.
Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar video nga vendi i ngjarjes ku shihet se personi ka hipur mbi objektin e komunës dhe prej aty ka tentuar të vetëvritet.
Në vendin e ngjarjes ishte edhe Policia e Kosovës të cilët edhe e kanë bindur personin që të zbresë.
Sipas sinjalizuesit, i njëjti u shoqërua në Spital nën praninë e policisë./Gazeta Sinjali/