image Një person tenton të vetëdigjet përpara Komisionit Evropian

Botë

Video/ Një person tenton të vetëdigjet përpara Komisionit Evropian

news image

Një person tentoi të vetëdigjej ditën e sotme përpara ndërtesës së Komisionit Evropian, në Bruksel.

Ai hodhi benzinë mbi vete dhe përreth vendit ku po qëndronte, por u kap nga policia përpara se të kryente aktin ekstrem.

Në vendin e ngjarjes shkuan edhe forca të Ushtrisë, zjarrfikës dhe ambulanca. Pas rreth 20 minutash, personi u ndalua dhe u transportua në spital.

Gjatë kësaj kohe, ndërtesa e Komisionit Evropian u mbyll, ndërsa janë të paqarta arsyet se përse ai kërkoi të vetëdigjej.