Një person tentoi të vetëdigjej ditën e sotme përpara ndërtesës së Komisionit Evropian, në Bruksel.
Ai hodhi benzinë mbi vete dhe përreth vendit ku po qëndronte, por u kap nga policia përpara se të kryente aktin ekstrem.
Në vendin e ngjarjes shkuan edhe forca të Ushtrisë, zjarrfikës dhe ambulanca. Pas rreth 20 minutash, personi u ndalua dhe u transportua në spital.
Gjatë kësaj kohe, ndërtesa e Komisionit Evropian u mbyll, ndërsa janë të paqarta arsyet se përse ai kërkoi të vetëdigjej.