image Një person sulmon me thikë tre serbë në Mitrovicë të Veriut

Siguri

Një person sulmon me thikë tre serbë në Mitrovicë të Veriut

news image

Një person i nacionalitetit shqiptar ka sulmuar me thikë tre serbë në Mitrovicë të Veriut.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të udhëkryqit në rrugën “Knjaza Milosha”.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet se i dyshuari me thikë ka goditur njërin nga viktimat në pjesën e fytyrës dhe veshit.

Siç mëson gazeta, viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës së Veriut dhe i njëjti është hospitalizuar.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari ka qenë agresiv dhe se është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /Gazeta Sinjali/