image Një person në Vushtrri abuzon seksualisht me një qen

Sociale

Një person në Vushtrri abuzon seksualisht me një qen

news image

Sipas Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve, një qen është abuzuar seksualisht nga një person, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi u shpërnda edhe nga një vajzë, Argjenta Dociqi në Facebook, e cila tha se pasi e kanë dërguar qenin tek veterinari, ka rezultuar se ishte abuzuar seksualisht nga një person.

Ajo thotë se qeni u gjet në Vushtrri, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo madje ka bërë të ditur se po ashtu edhe një qen tjetër, me të njëjtat simptoma është parë në rrugët e Vushtrrisë duke çaluar, por që pas kërkimeve nuk është gjetur.

“Qeni bardh e zi i ka simptomat e njëjta po nuk po mundemi me gjet. Po ju lus nëse ndokush e sheh a po e din se mos po mbahet dikund mshel më shkruani”, ka shkruar Dociqi.

Përmes një postimi të këtij fondacioni, thuhet se sipas vleresimit të mjekëve në Kosovë, por duke marrë edhe mendime të mjekëve jashtë Kosovës, qenushet 100 për qind janë të përdhunuara.

“Për Bardhen e vogël(kështu po e thërras) sot na ka ardh një lajm tepër tepër tepër shqetësues nga veterinari… Bardha ka qene e abuzuar seksualisht nga një (po shpresoj qe veç një) idiot, manjak, egërsinë, bishë e nuk po di se çka mo mi thonë!!!!!! Bardha është t’u luftu me jetë!! Është e shkatrrume fizikisht, emocionalisht dhe psiqikisht!”, ka shkruar Dociqi.

Gazeta Sinjali ka tentuar të kontaktojë edhe me Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar rreth të rejave për këtë rast./Gazeta Sinjali/