image Një person në Ferizaj humb jetën në vendin e punës

Kosovë

Një person në Ferizaj humb jetën në vendin e punës

news image

Sot rreth orës 14:05, një 50-vjeçar nga Ferizaj ka gjetur vdekjen në vendin e tij të punës, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, gjatë punimeve te nënkalimi i qytetit.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili ka thënë se mjeku i emergjencës e ka konstatuar vdekjen e tij.

“Rreth orës 14:05 në Ferizaj, në rrugën Vëllezërit Gërvalla,  gjatë punimeve tek nënkalimi i qytetit një person punëtor mashkull rreth 50 vjeçar në rrethana ende ta panjohura është lenduar dhe është dërguar në emergjencën e qytetit të Ferizajt ku mjeku ka konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Gashi.

/Gazeta Sinjali/