image Një person i vdekur në Pejë, tri ditë nuk kishte dalur nga banesa

Kosovë

Një person i vdekur në Pejë, tri ditë nuk kishte dalur nga banesa

news image

Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij gjatë ditës së sotme në rrugën “Bill Klinton” në Pejë. Nipi i tij ka lajmëruar Policinë e Kosovës se axha i tij nuk kishte dalur qe tri ditë nga banesa e tij.

Policia e Kosovës me të shkuar tek banesa e 76-vjeçarit ka vërejtur erën e keqe dhe më pas në banesën e tij, personi ishte gjetur i vdekur.

“Sot me date 05.09.2019 rreth orës 14:30,  Policia është informuar, nga një dëshmitar se në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, axha i tij tani viktimë ka 3 (tri) ditë që nuk ka dalë nga banesa dhe në korridorin e banesës kundërmon aromë e keqe”.

“Njësitet policore të Stacionit Policor Pejë, së bashku  me ekipin mjekësor dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, nga njësitet e zjarrfikëseve është hapur dera e banesës me forcë pasi që ishte e mbyllur, në njërën nga dhomat është vërejtur viktima, E.I. i lindur me 1943, nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë së Pejës.

Më tej në njoftim thuhet se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës,  Sektori i Hetimeve Rajonale DRP Pejë, lidhur më ketë rast është konsultuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për autopsi”.

“Trupi i pajetë i viktimës rreth orës 18:40 është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit  Rasti është cilësuar  si ‘Hetim i vdekjes’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Sinjali/.