image Një person godet me ‘stupc’ veturën e Policisë në Ferizaj

Siguri

Një person godet me ‘stupc’ veturën e Policisë në Ferizaj

news image

Një veturë e Policisë së Kosovës është sulmuar sot nga një person në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 10:00 në rrugën ‘Ahmet Kaqiku’, ku vetura e cila ndodhej e parkuar në parkingun e një hoteli, u godit me shkop druri nga një person.

Sinjali mëson se i dyshuari e ka goditur veturën në pjesën e pasme të veturës, duke i shkaktuar kështu dëme materiale.

Lidhur me këtë rast janë njoftuar njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj, të cilët kanë marrë veprimet e menjëhershme operative.

/GazetaSinjali/