image Një person e thyen derën e lokalit në Prizren dhe rrihet me pronarin

Një person e thyen derën e lokalit në Prizren dhe rrihet me pronarin

news image

Një person pasditen e djeshme e ka thyer xhamin e derës së një lokali në Prizren.

Siç njofton Policia, ai e ka lënduar veten dhe pronarin e lokalit, pasi ishin përleshur mes vete.

“Prizren 14.06.2020 – 16:15. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka thyer xhamin e derës së lokalit të viktimës mashkull kosovar si dhe ka lënduar pronarin dhe veten, pasi ishin përleshur mes vete”, thuhet në raportin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/