Një person është dërguar sot pa ndjenja në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.
Pas trajtimit të rastit nga mjekët, personi është liruar për në shtëpi.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe Policia e Prizrenit, e cila ka njoftuar se personi është dërguar në emergjencë në gjendje të rëndë.
“…por tani është më mirë dhe është liruar”.
Ende nuk dihet se si ka ardh deri te alivanosja e personit, i cili më pas e ka marrë ndihmën adekuate të mjekëve.