Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës është shkrirë në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për zgjedhjet e 6 tetorit. Lajmin e ka bërë me dije PShDK, përmes një postimi në Facebook.
“Urime marrëveshja LDK – PSHDK! Na shkoftë mbarë!”, është thënë në njoftimin e kësaj partie.
Nuk është bërë me dije se sa kandidatë për deputetë do t’i takojnë PSDHK-së në listën e LDK-së.
Kujtojmë se më herët, Partia Demokratike e Kosovës nënshkroi marrëveshje të njëjtë bashkëpunimi me Lëvizjen për Bashkim.