Një pacient
i prekur nga ethet e minjve është në gjendje të rëndë, ka njoftuar
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
IKSHP, bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i cili përcjell situatën
epidemiologjike me ethet e minjve, thotë se për çdo vit paraqiten raste
sporadike, të cilat në Kosovë janë të përhapura, në rajonin e Dukagjinit,
rajonin e Karadakut dhe rajonin e Shalës, varësisht nga shumimi i minjve.
Këtë vit,
një rast i raportuar nga Klinika Infektive është në gjendje të rëndë klinike”,
thuhet në deklaratë.
Burimi i infeksionit janë minjtë, ndërsa sëmundja përhapet me ushqim, me
aerosolë dhe me kontakt.
“Rastet me ethe hemorragjike me sindromën renale sporadike janë të palidhura
mes veti dhe nuk ka ndonjë shpërthim epidemik mes tyre, por pakujdesi gjatë
ruajtjes së ushqimit dhe konsumimi i manave të palara mund të shkaktojë
sëmundje vdekjeprurëse”, vijon njoftimi.
Trakti respirator,
trakti tretës dhe përmes lëkurës janë tri mundësi se si mund të marrim ethet.
Ndërsa trajtimi i sëmundjes bëhet me sukses të plotë në Klinikën Infektive në
qoftë se pacienti paraqitet me kohë. Poqesë të sëmurët kërkojnë ndihmë me
vonesë paraqiten komplikime, e që mund të bllokohen veshkat.
Klinika Interne, gjegjësisht repartet e dializës janë të gatshme që të
hemodializojnë përkohësisht pacientët. Ndërsa, Instituti Kombëtar me
laboratorët e vet, e diagnostikon sëmundjen brenda ditës.
IKSHP ka paraqitur edhe masat parandaluese:
1. Pengimi i futjes së brejtësve në shtëpi dhe stane.
2. Ruajtja e
ushqimit nga ekskretet e brejtësve.
3. Përpunimi termik i artikujve ushqimor të dyshimtë
4. Frytet e pyllit mos të konsumohen pa u pastruar
5. Djathit të freskët t’i shtohet kripë dhe mos tē konsumohet nëse dyshohet se
është kontaminuar
6. Gjatë punës në fushë të punohet me maska nëse vërehet shtim të brejtësve
7. Larja e duarve me ujë dhe sapun te kosarët dhe punëtorët tjerë të fushës
para ngrënies
8. Mos hidhni mbeturina kudo
9. Të bëhet klorimi i ujit të pijes
10. Zhdukja e vatrave natyrore të brejtësve
11. Dezinfektimi i sipërfaqeve të kontaminuara nga ekskretet e brejtësve.