image Një pacient dyshohet se nuk mori shërbimin e duhur shëndetësor në Repartin e Psikiatrisë në Gjakovë, Prokuroria inicion rast

Shëndetësi

Një pacient dyshohet se nuk mori shërbimin e duhur shëndetësor në Repartin e Psikiatrisë në Gjakovë, Prokuroria inicion rast

news image

Mjekët që nuk zbatojnë rregullat e profesionit të kujdesit shëndetësor ose haptazi veprojnë në mënyrë të pakujdesshme gjatë dhënies së shërbimeve, duke shkaktuar përkeqësimin e gjendjes së pacientit ndiqen penalisht dhe raste të tilla nuk janë edhe fort të rralla në vendin tonë. Shumë shpesh janë denoncuar këso raste, që dyshohen se ndodhin qoftë në klinika private apo edhe në spitale publike, raporton Gazeta Sinjali.

Dyshime për një rast të tillë janë ngritur nga familjarë të një pacienti në Repartin e Psikiatrisë në Gjakovë.

Gazeta Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar gruaja e pacientit, pasi dyshon se bashkëshorti i saj nuk e mori tretmanin e duhur mjekësor.

Menjëherë pasi Policia e ka pranuar rastin ka dalë në vend të ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorit është iniciuar hetim për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për rastin.

/GazetaSinjali/