Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se njëri nga të dyshuarit për koronavirus në këtë qytet, para disa ditësh kishte shkuar në një të pame.
Ai ka theksuar se një rast në fshatin Lumishtë është dërguar në QKUK për të kryer testet, pasi i njejti para disa dite kishte shkuar në të pame, për një rast vdekje.
“Në fshatin Lumishtë është një rasti i dyshuar, i cili para disa ditësh kishte shkuar në një të pame”, ka thënë ai në Dukagjin.
Kujtojmë që deri sot në Kosovë me virusin Covid-19 janë infektuar 71 qytetarë./ Gazeta Sinjali/