image Një nënë tregoi se si bebeve duhet t’u jepen dredhëza për të parandaluar ngufatjen

Këshilla

Një nënë tregoi se si bebeve duhet t’u jepen dredhëza për të parandaluar ngufatjen

news image

Priten në mënyra të ndryshme për një fëmijë 9 dhe 24 muajsh

Prerja e duhur e dredhëzave do të parandalojë traumat e ngufatjes si për nënën ashtu edhe për beben.

Dredhëzat janë një frutë që të gjithë të vegjlit i duan, por mund të çojnë lehtësisht në ngufatje nëse nuk ia jepni siç duhet.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të dini se si t’ia jepni siç duhet këtë frutë të mrekullueshme dhe në çfarë moshe është fëmija.

Nëna dhe drejtoresha ekzekutive e organizatës austriake për prindër, Nikki Jurcutz, ndau disa mënyra për t’u dhënë dredhëza bebeve, gjithçka varet nga ajo se sa vjeç është fëmija juaj.

Për fëmijët gjashtë muajsh, më së miri do të ishte të përdorni një bebiron dhe të vendosni dredhëzat në të. Në këtë mënyrë, fëmija do të marrë në mënyrë të sigurt të gjitha lëngjet dhe pjesët më të buta të dredhëzës.

Për fëmijët nga 6 – 9 muaj më së miri do të ishte që dredhëzat t’i shtypni me lugë.

Për fëmijët nga 9 muaj deri në dy vjeç është mirë që dredhëzat t’i presim “në feta të holla”, ndërsa për fëmijët pasi t’i kenë mbushur dy vjeç është mirë që dredhëzat të priten në katërsh.

View this post on Instagram

A post shared by Tiny Hearts #1 for parents ???? (@tinyheartseducation)

/GazetaSinjali/