image Një muaj paraburgim për dy të akuzuarit për vrasjen e 42-vjeçarit në vendin e punës

Kosovë

Drejtësi/ Një muaj paraburgim për dy të akuzuarit për vrasjen e 42-vjeçarit në vendin e punës

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgimi për dy të pandehurit A.S. dhe B.S për vrasjen e 42-vjeçarit në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Në njoftimin e bërë nga Gjykata Themelore në Prishtinë thuhet se i pandehuri A.S. dyshohet për vrasje të rëndë dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve, ndërsa i pandehuri tjetër B.S. dyshohet se ka kryer veprën penale shtytje në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve A.S. dhe B.S.  iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin veç e veç.

“Gjykata ka analizuar të gjitha arsyet mbi shkaqet e caktimit të  paraburgimit dhe ka aprovuar propozimin e prokurorit për caktimin e parabugimit kundër të akuzuarve A.S. dhe B.S. Gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet ligjore të parapara nga neni të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.2  dhe 1.2.3 të KPP-së”, thuhet në komunikatë.

Dy të pandehurit akuzohen nga Prokuroria, se me datë 06 prill 2020 kanë privuar nga jeta tani të ndjerin A.S. dhe i njëjti si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, në Prishtinë./Gazeta Sinjali/