image Një muaj paraburgim për Avni Ademajn

Drejtësi

Një muaj paraburgim për Avni Ademajn

news image

Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Avni Ademajt, i cili dyshohet se ka vrarë zyrtarin e PDK-së, Blerand Kadriajn, transmeton Gazeta Sinjali.

Avni Ademaj dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje” dhe veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i njëjti e ka kryer veprat penale për ta cilat dyshohet”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Sipas njoftimit të bërë nga Gjykata Themelore në Pejë i pandehuri A.A me dashje e privon nga jeta tashmë të ndjerin B.K, në atë mënyre që pasi viktima B.K së bashku me dëshmitarin L.L kishin shkuar tek një lokal për tu takuar me viktimën A.A ku aty prezentë kanë qenë edhe i pandehuri A, gjatë bisedës në mes të dy viktimave fillon të acarohet situata dhe që të dy viktimat përnjëherë i nxjerrin armët dhe për një moment gjersa viktimat po fjaloseshin i pandehuri A ia merr armën viktimës A dhe me të njëjtën fillon të gjuaj në drejtim të ndjerit B, e i cili poashtu në të njëjtën kohë shtënë edhe ky në drejtim të viktimës A dhe të pandehurit A, ku si pasojë e goditjeve të marra nga arma e zjarrit të të pandehurit A është privuar nga jeta viktima B, kurse viktima A ka mbetur i vdekur nga plagët e marra nga arma e zjarrit të viktimës B, e po ashtu edhe i pandehuri A ka marr lëndime ne shuplakën e dorës së majtë.

/GazetaSinjali/