image Një muaj paraburgim për 22-vjeçaren që dyshohet se plagosi me armë zjarri Vali Corleonen - Sinjali

Një muaj paraburgim për 22-vjeçaren që dyshohet se plagosi me armë zjarri Vali Corleonen

news image

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj 22-vjeçares, Anita Syla, e cila dyshohet se plagosi me armë zjarri, Princ Valentino Corleonen, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas komunikatës së Gjykatës, Anita Syla dyshohet se ka kryer veprat penale ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Mbajtja një pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

“Ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura në ambient familjar, në prezencë edhe personave të tjerë ka tentuar të privoj nga jeta tani të dëmtuarin P. C., në atë mënyrë që derisa kanë qenë duke ndenjur në dhomën e ndejës, ka shkrepë me armë zjarri – pistoletë duke goditur të dëmtuarin në këmbën e djathtë të këmbës, me ç’rast i shkakton dëmtime trupore dhe i njëjti detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se njësitet policore me të marrë informacionin kishin dalë në vendin e ngjarjes, ku kishin gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit që dyshohet se u përdor në rast dhe 40 fishekë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin