image Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

Drejtësi

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

news image

Gjykata Themelore e Prizrenit – Dega në Suharekë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të pandehurës M.G, e dyshuar për aksidentin e së dielës në Shirokë të Suharekës, ku vdiqën dy persona.

Lajmin e ka konfimruar Marcel Lekaj, zëdhënësi për media i kësaj gjykate.

“Gjyqtari i procedurës Qemail Suka, me datë 30 prill 2024, ka marrë AKTVENDIM, është aprovuar kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurës M.G., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale: rrezikimi i trafikut publik nga neni 370 par 9 (nëse vepra penale rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave ) lidhur me par. 6 ( nëse vepra penale kryhet nga pakujdesia) dhe 1 të KP-së”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.

Gazeta Sinjali raportoi dje se shoferja e dyshuar për aksidentin me dy të vdekur është: Mirlinda Guraziu.

/GazetaSinjali/