Mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ka ndodhur një atentat me armë zjarri.
Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku prej mjetit të tyre tip BMW në drejtim të 40-vjeçarit Entjan Nikulajt, i cili po lëvizte me mjetin e tij tip Benz.
Entjan Nikulaj është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt të vrarë në prill të këtij viti në Shëngjin me urdhër të Edmond Haxhisë.
Mësohet se ai është dërguar në spital, ku nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Autorët kanë ardhur sipas të dhënave paraprake nga Lezha.
Automjeti i tyre ka qenë me targa të vjedhura: AB 138 HT. Këto targa janë vjedhur më 23 nëntor, para disa ditëve në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Policia ka ngritur pika kontroli në të gjitha akset rrugore për kapjen e autorëve.
Ndërkaq një sinjalizim vjen nga Rinasi ku është gjetur një automjet duke u djegur, ndërsa nuk dihet a është mjeti i përdorur në ngjarjen e sotme.