image “Një libër rrëqethës”, Salman Rushdie sjell botimin e tij më të ri pas atentatit ku humbi shikimin

Libra

“Një libër rrëqethës”, Salman Rushdie sjell botimin e tij më të ri pas atentatit ku humbi shikimin

news image

Pothuajse një vit pas atentatit në një eveniment në New York, autori Salman Rushdie ka vendosur që gjithë reflektimet e tij t’i hedhë në letër dhe t’i servoj për lexuesin në librin e tij më të fundit.

Libri titullohet “Knife”, dhe do të publikohet më 16 prill 2024 nga Penguin Random House. Autori 76-vjeçar me origjinë indiane, fitues i shumë çmimeve, tha se ky ishte një libër që duhej ta shkruante.

“Ishte një mënyrë për të marrë përgjegjësinë për atë që ndodhi dhe për t’iu përgjigjur dhunës me art”.

Titulli i plotë i veprës relativisht të shkurtër autobiografike është “Knife: Meditations After an Attempted Murder” dhe, natyrisht, lidhet me përvojën personale të autorit, shkruan Liberale.al.

Është “një libër rrëqethës”, sipas Nihar Malaviya, shefi ekzekutiv i shtëpisë së madhe botuese, dhe “një kujtesë e fuqisë së fjalëve për t’i dhënë kuptim të paimagjinueshmes. Ne jemi të nderuar ta botojmë atë dhe jemi të mahnitur me vendosmërinë e Salmanit për të treguar historinë e tij dhe për t’iu rikthyer punës që ai e do”.

Rushdie, i cili jeton në SHBA që nga viti 2000, u godit disa herë me thikë, ndërsa ishte në skenë në Fondacionin Chautauqua në shtetin e Nju Jorkut, ku ishte planifikuar të mbante një leksion në muajin gusht të vitit 2022.

Ai qëndroi në spital për gjashtë javë, duke humbur shikimin në njërin sy dhe ndjeshmërinë në disa gishta. Personi që dyshohet se e goditi me thikë, Hadi Matar, u akuzua për tentativë vrasje.

/GazetaSinjali/