image Një koment në Facebook po tërheq vëmendje: Historia që Suzana Loci tregoi për Riza Krasniqin

Zgjedhjet 2026

Një koment në Facebook po tërheq vëmendje: Historia që Suzana Loci tregoi për Riza Krasniqin

news image

Një koment i publikuar në Facebook nga Suzana Loci ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore.

Në reagimin e saj, Loci ka ndarë një kujtim personal që lidhet me babanë e saj, të ndjerin Imer Shala, gjatë viteve të okupimit serb në Kosovë.

“Emrin Riza e kam të ngulitur në mendje që nga fëmijëria ime. Në vitet e vështira të ’90-ta, kur babai im ishte rrahur dhe maltretuar brutalisht nga okupatori serb, sepse kundërshtonte mbylljen e shkollave shqipe, ai mbeti i shtrirë i mbuluar në gjak. Në ato momente, kur shumëkush kishte frikë t’i afrohej, Riza ishte njeriu i parë që i doli pranë, e vendosi në veturën e tij dhe i dha ndihmën e parë”, shkruan ajo.

Dëshmia e saj është shpërndarë dhe komentuar nga qytetarë të shumtë, jo për shkak të një premtimi politik, por për shkak të një ngjarjeje njerëzore që, sipas saj, nuk është harruar as pas shumë vitesh.

Në fund të mesazhit të saj, Suzana Loci shkruan:
“Prandaj njerëz si ti i duhen vendit tonë – njerëz të guximshëm, humanë dhe me zemër të madhe.”

Riza Krasniqi, kandidat për deputet nga LDK-ja me numër 105 në listën zgjedhore 113, njihet për angazhimin e tij shumëvjeçar në arsim, teknologji dhe çështje kombëtare. Por për familjen Loci, kujtimi që ka mbetur më i fortë nuk lidhet me politikën.

Ai lidhet me një moment të vështirë nga vitet ’90, kur një njeri vendosi të ndihmonte, ndërsa të tjerët kishin frikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/