Futbollistët e mëdhenj po e zgjerojnë gjithnjë e më shumë ndikimin e tyre edhe jashtë fushës së gjelbër. Superylli kroat dhe mesfushori legjendar i Real Madridit, Luka Modriç, është emri më i ri në këtë listë, duke bërë një hap të rëndësishëm në botën e investimeve sportive, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njohësit të çështjeve të sportit, Fabrizio Romano, Modriç do të jetë bashkëpronar i klubit anglez Swansea City.
“Luka Modriç do të jetë pronari i ri minoritar i Swansea-t, siç zbulohet… por kjo nuk do t’i ndryshojë planet e tij në fushë. Modriç dëshiron të vazhdojë të luajë për Real Madridin”, shkroi Romano.
Pavarësisht se ka hyrë në vitin e 39-të të jetës, Modriç po vazhdon të thyejë rekorde.
Këtë sezon ai është bërë jo vetëm lojtari më i vjetër në historinë e Real Madridit, por edhe golashënuesi më i vjetër në historinë e klubit.