Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Bill Clinton”, ku një këmbësor është goditur nga një automjet.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.
Ahmeti shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut, teksa nuk dha detaje për gjendjen e të lënduarit.