Sot rreth orës 10:10, në rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren, pas një përleshje ndërmjet pesë personave të mitur, njëri nga të miturit e ka goditur viktimën L.B me mjet të prehtë përkatësisht thikë duke i shkaktuar lëndime serioze që për pasojë viktima ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate dërguar mediave.
Në vendin e ngjarjes ka dalur mjeku kujdestar i emergjencës i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Policia dhe prokurori i shtetit së bashku me forenzikën kanë dalur në vendin e ngjarjes të cilët kanë kryer edhe ekzaminimin e vendit të krimit.
Viktima me urdhër të prokurorit dërgohet për obduksion në IML Prishtinë. Rasti është duke u hetuar nga njësia hetimeve rajonale në Prizren.