Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli, njofton se sot janë regjistruar edhe gjashtë raste pozitive me koronavirus në këtë komunë.
Rastet e reja vijnë nga qyteti i Vitisë, Tërpeza, Sllatina e Epërme, Drobeshi, Smira, dhe nga Zhitia.
“Vitia mbrëmë ka humbur edhe një qytetar, duke çuar numrin e të vdekurve në Viti në 17”, shkruan drejtoresha, transmeton Gazeta Sinjali.
“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes nga Sadovina e Muhaxherëve për humbjen e familjarit të tyre”, shkruan me tej ajo.
Po ashtu Kadolli bën thirrje për respektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së, mbajtjen e maskës etj. /Gazeta Sinjali/