image Një i vdekur dhe të paktën 10 të tjerë të plagosur nga të shtënat në Teksas

Botë

Një i vdekur dhe të paktën 10 të tjerë të plagosur nga të shtënat në Teksas

news image

Të paktën një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë në spital pas një sulmi me armë dhe përplasjeje me policinë në Teksas, kanë bërë të ditur autoritetet të premten.

Policia ishte ende në një “përballje” me të dyshuarin në orët e para të pasdites së së premtes sipas kohës lokale në Midland, një qytet në Teksasin qendror, rreth 330 milje (530 km) në perëndim të Dallasit.

Janë 11 viktima të njohura, përfshirë një person të vdekur, kanë thënë zyrtarët lokalë gjatë një konference për media. Spitali Memorial i Midlandit ka bërë të ditur se ka pranuar nëntë të plagosur nga sulmi dhe katër prej tyre po i nënshtrohen operacioneve, raporton BBC – transmeton Sinjali.

“Në këtë moment, forcat e sigurisë po reagojnë aktivisht dhe i kërkojmë publikut të shmangë zonën deri në një njoftim të mëtejshëm”, ka thënë në rrjete sociale kryetarja e Midlandit, Lori Blong.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/