image Një i vdekur dhe pesë të plagosur në të shtënat në Izrael, sulmuesi “neutralizohet”

Botë

Një i vdekur dhe pesë të plagosur në të shtënat në Izrael, sulmuesi “neutralizohet”

news image

Të paktën një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur në një të shtëna me armë në Izrael, kanë bërë të ditur policia izraelite dhe shërbimet mjekësore emergjente.

Ngjarja ndodhi në zonën e South Sharon, sipas shërbimit kombëtar të emergjencës së Izraelit, Magen David Adom.

Policia izraelite tha se i dyshuari për sulmin me armë është “neutralizuar” pasi një automjet i lidhur me “sulmin” u lokalizua.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/