Policia e Mbretërisë së Bashkuar ka akuzuar një shofer kamioni si të dyshuarin kryesor për vrasjen 39 emigrantëve.
Ai akuzohet për vrasje, komplot dhe trafikimin e qenieve njerëzve. Në kamionin që drejtonte ai në Anglinë jug-lindore, vdiqën 39 persona (31 burra dhe 8 gra).
Maurice Robinson, 25 vjeç nga Irlanda Veriore, do të paraqitet të hënën në gjykatë.
Autoritetet ende po përpiqen të identifikojnë viktimat, raporton ABC News.
Fillimisht policia besonte se ata ishin shtetas kinezë, megjithatë, ekzistojnë shqetësime në rritje se të paktën 10 nga viktimat mund të ishin nga Vietnami.
Ambasada e Vietnamit në Londër ka krijuar një linjë telefonike për njerëzit që të pyesin për anëtarët e familjes të zhdukur.
Kryeinspektori i detektivëve, Martin Pasmore tha se oficerët e tij kishin gjetur shumë pak letërnjoftime midis kufomave dhe shpresojnë t’i identifikojnë të vdekurit përmes gjurmëve të gishtërinjve, regjistrimeve dentare dhe ADN-së, si dhe foto nga miqtë dhe të afërmit./Gazeta Sinjali/