image Një i moshuar e pëson keq në Pejë

Kosovë

Një i moshuar e pëson keq në Pejë

news image

Një i moshuar është lënduar rëndë, gjatë një vetë aksidenti në Pejë.

Sinjalizuesit e kanë njoftuar gazetën se ky i moshuar,  rreth të gjashtëdhjetave, derisa ishte duke ngasur biçikletën, ka goditur aksidentalisht “laurën” e vendosur në hyrje të hotelit “Dukagjini”.

Me këtë rast, ai është rrëzuar për tokë ndërsa kalimtarët janë afruar që t`i ofrojnë  ndihmë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se ato janë shkaktuar nga mos koncentrimi i duhur  i ngasësit të biçikletës dhe nga vapa e cila ka mundur të ndikojë mbi këtë të moshuar. I moshuari ka pësuar keq, por gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me këtë rast Gazeta Sinjali ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili tha se policia nuk ka pranuar asnjë informacion lidhur me rastin në fjalë.
Zëdhënësi Ibraj theksoi se, përderisa qytetarët nuk raportojnë rastin, policia nuk mund të ndërmarrë asnjë veprim. /Sinjali/